Versione të ndryshme qarkulluan për mënyrën se si u vodh arka e shtetit.

Në fakt, ishte një mundësi e pashfrytëzuar, që në Thesarin e Kosovës i thonë çelës i hapur, që i dha shansin Labinot Grudës të finalizonte vjedhjen e tij. Kjo kishte të bënte me një llogari aktive të një zyrtari certifikues, Fadil Fazliu, i cili ishte transferuar në Mitrovicë, më 14 janar 2020, në njësinë e patentë shoferëve. Pavarësisht se nuk punonte më në selinë e ministrisë, ‘useri’ i tij prej certifikuesit të buxhetit, u ripërtëri, gjë që nuk guxon të ndodhë.

Veprimi në fjalë u krye 3 javë pas këtij transferi, më 5 shkurt dhe u bë me nënshkrim të sekretarit të atëhershëm, Betim Reqica. E pikërisht ky detaj, sipas drejtorit të Thesarit, Ahmet Ismaili është dëshmi se vjedhja u planifikua./K.kosova

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb