Një 40-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj, e cila thekson se viktima ishte nga Lazarati.

40-vjeçarja ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, por nuk ka mundur ta mposhtë virusin e rrezikshëm.

Mësohet se ajo punonte në një rrobaqepësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb