Aktori i njohur Amos Zaharia dhe këngëtarja Gigliola Haveriku jetuan një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike. Megjithatë, vitin që lamë pas ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ndjekin rrugë të ndara.

Megjithatë, duket se në këtë rast kemi të bëjmë me një ndarje paqësore dhe me konsensus. Të paktën kështu ka treguar këngëtarja gjatë intervistës së saj të fundit në “Next”. Ajo pranoi se ishte e vështirë ta gjente veten beqare pas 6 vitesh por u shpreh se e gjitha ndodhi si një proces. Gigliola deklaroi se gëzon ende respekt dhe dashuri për aktorin.

“Ishte e vështirë të shkëputesha nga një lidhje e gjatë. Gjithmonë ndarja vjen si një proces dhe nuk erdhi papritmas se ndodhi ndonjë gjë e papritur apo i bëmë ndonjë gjë njëri-tjetrit. Besoj dhe nga ana e tij nuk ka asnjë problem. Unë kam shumë respekt, e dua shumë si njeri, si artist. Se 6 nuk janë pak por ndryshimi i lifestyle ishte e vështirë për mua. Kur kalova nga në një lidhje për 6 vite në single. Nuk kemi komunikim por kur shihemi flasim. Nuk e ndjej të kem shoqëri. Nuk ka sens. Se nuk ka qenë lidhje e shkurtër. Pas disa vitesh nuk i dihet se mund të kemi kalamajt në shkollë bashkë.”- tha ajo.

Ndërsa e pyetur nëse kënga është dedikim artistja u shpreh se ishte nisur kohë më parë si projekt por teksti duket se është dedikim ndonëse ajo nuk e pranoi. Siç nuk pranoi nëse ka nisur apo jo një lidhje të re, duke dashur të luajë me përgjigjen e saj.

“Jo kënga nuk është dedikim. Sepse muzika nisi shumë më para, por teksti…jam single. Në gjendje civile po zemrën dhe mendjen se di…Bëj shaka…ose jo. Jam single për momentin dhe e dua këtë gjë. Po e shijoj. Presim verën se sjell turbulenca zakonisht.”

Pak javë më parë, vetë aktori tregoi se ka vendosur që mos të rrëfejë më asgjë në lidhje me jetën e tij private, pasi prej 6 vitesh nuk i ka fshehur asgjë publikut. Ai shtoi se “realisht dëshiron të ketë një jetë të tijën personale.”

Zaharia shprehu gjithashtu se njerëzit kanë shumë dëshirë t’i fusin hundët personale në jetën e një personi publik. 34-vjeçari theksoi se është ende i ri dhe ka ende kohë për ta ndërtuar. Sipas aktorit nuk ka një moshë fikse se kur është koha e duhur për të krijuar familje, por njeriu ka nevojë për eksperienca për të zgjedhur më mirë në të ardhmen. Sa i përket nisjes së karrierës së tij si aktor, ai tregoi filmi “Shenjtore” mund të konsiderohet si pika e nisjes së karrierës së tij./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb