Joice Maria da Gloria Rodrigue, 25-vjeçarja braziliane që ishte shpallur e zhdukur prej ditësh, është gjetur e varrosur brenda një muri.

Ajo u shpall e zhdukur në Brazil ndërsa trupi u gjet pasi një ndërtues ndjeu erën e trupit të saj të dekompozuar. Policia gjeti trupin e zhveshur të Joice me një bluzë në qafë pasi hapi një vrimë në murin nga dyshohej se vinte aroma e rëndë.

Policia arrestoi dy të dyshuar, një murator, 56 vjeç dhe një kontraktues 35-vjeçar, që punonin në vendin e ndërtimit. Muratori ka pranuar se e ka vrarë ai gruan dhe e ka fshehur kufomën për të fshirë çdo gjurmë.

Sipas dëshmisë së tij ai kishte kryer marrëdhënie me të renë dhe policia dyshon se pas një debati ndodhi
ngjarja horror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb