Nuk e priti mirë humbjen përballë Atalanta trajneri i Milan, Paulo Fonseca, në sytë e tij në këtë rezultat pati ndikim gjyqtari i takimit, mbi të gjithë në golin e parë të realizuar nga De Ketelaere:

“Nuk ka asnjë dyshim që goli i De Ketelaere ishte i parregullt, ishte faull. Është një situatë e qartë, një gabim që ndryshoi totalisht ndeshjen. Sot jam i lodhur, shumë i lodhur dhe i mërzitur. Jo vetëm ky rast, kjo është një histori që po përsëritet, me gabime çdo javë. Nuk kanë respekt për Milan”, u shpreh Fonseca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: