Policia kufitare në Spanjë është ndeshur me një rast të pazakontë. Teksa efektivët ishin duke kontrolluar thasët me element toksik, brenda njërit prej tyre gjetën një burrë me origjinë marokene.

Autoritetet fillimisht menduan se burri ishte i vdekur, pasi lënda toksike ishte helmuese, por ata u siguruan që ishte gjallë, kur emigranti nisi t’i kundërvihet.

Raportohet se policia ka reaguar shpejt dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb