LONDËR

Ministria e Brendshme në Britaninë e Madhe ka informuar se një sasi rekord kokaine është kapur në vend, që nëse do të shitej në treg, do të kishte vlerë prej 100 milionë paund.

Droga që peshonte më shumë se 1 ton, u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, në Essex të Anglisë. Dërgesa thuhet se e kishte origjinën në Kolumbi dhe ishte nisur për në Antuerp në Belgjikë, sipas autoriteteve doganore.

  • foto galeri

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se zbulimi ishte një “goditje e rëndësishme për grupet e përfshira në krimin e organizuar”, raporton BBC.

Bastisja pason me zbulimin e 1,155 kilogramë të kokainës gjatë muajit shtator nga oficerët e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe.

Mediat, por edhe autoritetet britanike kanë ngritur alarmin e trafikimit të lëndëve narkotike, ku një sërë rastesh janë edhe drogërat e forta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb