LUCCA– Ishte furnizuar me drogë në Milano, por udhëtimi i shqiptarit u pre në mes nga karabinierët në autostradën e Viareggio-s në Toscana.

‘Ansa.it’ raporton se 40-vjeçari shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Itali u kap me 7 kg drogë që e kishte fshehur në automjetin e tij tip ‘Audi A4’. Teksa është ndaluar nga policia, shqiptari shfaqi shenja nervozimi, gjë që hodhi dyshime se ai fshihte diçka në mjet.

Pas kontrollit të ushtruar, në makinë u gjet sasia e drogës, e cila nëse hidhej në treg për tu shitur shkonte në vlerën e 80 mijë eurove. Arrestimi është konfirmuar dhe nga gjykata e Lucca-s, e cila caktoi edhe masën ‘Arrest shtëpie’. Po ashtu, hetuesit e çështjes konfiskuan dhe makinën e shqiptarit, ndërsa ai ndodhet në hetim. Po ashtu pritet që për shqiptarin të revokohet leja e qëndrimit në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb