Një 32- vjeçar i cili tentoi të futet për të vjedhur në një banesë në Durrës u arrestua nga Policia.

Ishte shtetasi K.M, pronari i banesës i cili telefonoi Policinë duke kallëzuar se në katin e dytë të banesës së tij isthe futur dikush. Policia mbërriti menjëherë në adresë dhe kapi në flagrancë Xh.Y, 32 vjeç në banesën e tij.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

U fut në banesë për të vjedhur, por falë reagimit të shpejtë nga Policia, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Pas një telefonate në Sallën Operative Durrës, nga shtetasi K. M., se dikush ishte futur për të vjedhur në katin e dytë të banesës së tij, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e shtetasit K. M., i cili sapo e ka pikasur, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: