Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka ironizuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke nxjerr mesazhin e një qytetari nga Librazhdi.

Balla shkruan se sot Presidenti shkoi në Librazhd dhe mori dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që i kishte ikur nga kjo botë shumë vite më parë.

Qytetari i shkruan Ballës se Presidenti hyri fshehurazi në Librazhd me një trastë me dekorata në sedilen e pasme.

Ndërkaq Taulant Balla ironizon duke thënë se Kryemadhit nuk i dalin numrat e të gjallëve se ka vdekur LSI e 2017, dhe Meta duhet të ngjallë të vdekurit.

 

STATUSI NGA TAULANT BALLA

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb