Një tjetër person ka ndërruar jetë nga COVID-19 në vendin tonë. Behet fjale për një 90-vjecar nga Fieri.

Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se i moshuar nga Fieri ndërroi jetë në spitalin infektiv, ndërkohë qe ishte i intubuar prej 11 ditësh dhe se vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht përpjekjeve te stafeve mjekësore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

93695783 1105633763130840 6859076257909309440 N
93695783 1105633763130840 6859076257909309440 N

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje.”, tha Rakacolli.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb