KORÇË

Digjet një mjet në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës pas mesnate.

Sipas policisë mjeti ka qenë i parkuar në banesën e një shtetasi i cili nuk rezulton problematik ndërsa ende nuk dihet nëse flakët që kanë përfshirë mjetin janë shkaktuar në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.

Ekspertët ndërkohë po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 00:06, në hyrje të fshatit Kamenicë, Korçë, ka marrë flakë mjeti tip “Citroen” në pronësi të shtetasit H. B., 33 vjeç, banues në Kamenicë, i cili është djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: