Ish-Presidenti Aleksandër Meksi jep një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli, nga koronavirusi.

Mes të tjerash, Meksi kujton dhe takimin me të pas vitit 2005, ku ai i kishte kërkuar ta ndihmonte për të punuar në një nga Ministritë (e PD) si specialist.

“Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe e kryem si i duhej atij”, shkruan mes të tjerash Meksi.

Mesazhi i Meksit:

Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.
Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.
Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.

Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje…e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por e pash se nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.
Me shumë vështirë duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.
Ngushullime të përzemërta familjes Dakli !!!
R.I.P. !

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb