Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një denoncim që ka ardhur në adresë të tij nga një qytetar nga Berati. Ky i fundit denoncon një ngjarje që sipas tij ka ndodhur në burgun e Beratit, ndërsa shkruan se një i burgosur ka varur veten.

Sipas qytetarit, personi në fjalë, të cilin e identifikon edhe me emër, vuante nga probleme të shëndetit mendor, por që sipas tij policia në burg e la pa ilaçe dhe i kërkonin 500 mijë lekë.

DENONCIMI TEK BERISHA
Vari veten ne burg!
Te semurin mendor e le ne burg pa ilaçe dhe i kerkojne 500 mije leke. Ai dje vari veten! Krim.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Doktor, përshëndetje!
Dje rreth ores 19 e 30 te mbremjes ne burgun e Beratit ka ndodhur një vetvarje. Ky person vuante nga sëmundja mendore dhe e mbanin ne burg se i kerkonin 500 mijë lekë te vjetra.
Ne pa mundesi ekonomike, arriti ne vetfliim
As ilacet nuk i jepnin te lutem. Ju djali qe u vet var quhet. Blerim Protoduari.
I poshteruar nga Rilindja. Vetem se e dinë te gjith qe keta janë demokrat. Denoncoje kete rast ekstrem ?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: