Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Llos Angjelles.

King njihet për intervistim të mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera.

Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që ka ekzistuar në periudhën 1985-2010, është shikuar nga miliona persona. King është vlerësuar disa herë për punën e tij gjatë karrierës mbi 60-vjeçare, përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb