“Ishte një kërcënim i pastër kundër nesh. Na kërcënuan me sanksione sportive. Ishte një provë force e pa precedentë nga ana e FIFA-s. Federata Gjermane i përgjigjet ashpër vendimit të FIFA-s që i ndaloi kapitenët të zbresin në fushë me shiritin shumëngjyrësh, një vendim absurd jo vetëm për presidentin e Federatës Gjermane, por edhe për kapitenin Neuer:

“Është shumë zhgënjyese të mos mbaj në krahë atë shirit. Ky vendim nuk ka të bëj fare me futbollin, unë e shoh si një censurë”, theksoi Neuer.

Edhe më i ashpër në reagimin e tij ishte futbollisti i Real Madrid, Toni Kroos: “Me shpikjen e të gjitha këtyre gjërave të reja ne duket se jemi vetëm kukullat e FIFA dhe UEFA. Këto gara janë krijuar për të thithur gjithçka nga lojtarët, për të thithur sa më shumë para të jetë e mundur”, u shpreh Kroos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: