Madonna mund të ketë një nga karrierat më mbresëlënëse në historinë e muzikës, por këngëtarja zbuloi se një problem në veshje tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj. 63-vjeçarja zbuloi incidentin gjatë një interviste në “The Tonight Show Starring”, të Jimmy Fallon.

Ylli i pop-it iu bashkua Fallon për të promovuar albumin e saj të ri “Finally Enough Love”, një bashkim i hiteve të preferuara dance të këngëtares. Ndërsa albumi ka këngët më të mira të Madonna-s, ylli zbuloi se performanca e saj ikonike “Like a Virgin” gjatë ‘MTV Video Music Awards’ në 1984 mund t’i kishte kushtuar shumë.

Kur 26-vjeçarja e atëhershme zbriti në skenën e MTV për të performuar këngën hit, fustani i rrëshqiti nga poshtë saj, duke i ekspozuar fundshpinën. “Ishin ditët kur nuk duhet të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë”, tha ylli me shaka. “Tani është e kundërta.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb