Një grup të miturish, me aftësi mjaft të mira akrobatike kanë shkaktuar makth në Greqi.

Ata arrinin të futeshin në apartamente me mjaft lehtësi, pavarësisht se ku ndodhej kati. Kreu i grupit, thuhet se është një 10 vjeçar, shkruajnë mediat greke. Ai ngjitej me lehtësi nëpër ballokne dhe hynte fshehurazi nëpër apartamente.

Herën e fundit ai u ngjit mbi një automjet të parkuar, u hodh mbi një pemë dhe nga atje arriti në ballkonin e apartamentit.
“Spiderman”-i i vogël mori një kuti me bizhuteri, por pronarët e shtëpisë e vunë re dhe e ndoqën. Djali arriti të arratisej bashkë me dy të tjerë të cilët po e prisnin pak metra lart zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb