Këngëtari Marcus Birsk, nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19, duke u ndarë nga jta në moshën 40-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga partnerja e tij shtatzëne, e cila shkroi:

Dhimbja që ndjej duke e shkruar këtë është e padurueshme, zemra ime u copëtua, shpirti dhe bota ime u shkatërrua plotësisht. Unë i dhashë atij një premtim se do t’i tregoj djalit tonë çdo ditë se sa shumë e do atë, sa i veçantë është dhe se do të ishte babai më i mirë që një djalë do të dëshironte ndonjëherë”.

Para vdekjes, Birks tha se ai rrallë sëmurej kështu që nuk shqetësohej për koronavirusin. Ai shtoi se informacioni mbi vaksinën ishte shtrembëruar nga rrjetet sociale dhe teoricienët e komplotit.
I njëjti kishte qenë në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar Royal Stoke.

“Kur ndiheni sikur nuk mund të merrni frymë sa duhet, është ndjenja më e frikshme në botë. Gjëja e parë që do t’i them familjes time është të marrë vaksinën dhe këdo që shoh”, tha Birks.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb