Laçi është kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro dha prenoncimin e tij për Gol pas Goli menjëherë pas sfidës, ku u pyet për çështje të ndryshme. Një nga temat e prekura ka të bëjë me trajnerët e huaj që zgjedhin të drejtojnë një skuadër në Shqipëri, sidomos ata italianë.

Duro u pasua në vitin 2002 te Partizani nga Ticiano Gori, e për këtë “timonieri” tregoi edhe një anekdotë, tejet interesante.

“Ai nuk ishte trajner, ai punonte në restorant, në një piceri. Ai ishte kuzhinier, por gruaja i punonte në ambasadën italiane. Ju e dini që në 2001-shin, si ishte problemi i vizave…Për të tjerët në vite nuk e di çfarë të them, se pashë te “Panorama Sport” që kishin qenë shumë trajnerë italianë, edhe në Kategori të Dytë që nuk i njihja të them të drejtën” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb