Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është testuar për COVID-19 pasi afër 1 jave më parë ishte me Macron-in në Samitin e BE.

Në mbledhjen e krerëve të BE ishin të gjithë drejtuesit e vendeve anëtare, përveç atyre të Estonisë dhe Kroacisë.

Gjithsesi, Mitsotakis ka rezultuar negativ ndaj COVID-19 dhe autoritetet greke konfirmuan se ai testohet rregullisht çdo dy ditë për siguri. Po ashtu pas Samitit u njoftua se edhe Merkel rezultoi negative, kurse disa prej liderëve, si Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel, kryeministri portugez, spanjoll, por dhe vetë gruaja e Macron janë vetëkarantinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb