Një 23-vjeçare nga Gjirokastra, e cila ishte për pushime në Greqi, pas kthimit në Gjirokastër ka pasur simptoma të lehta të Covid-19.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se e reja ka kryer testin, prej ku ka rezultuar pozitiv me Covic-19 me variantin Delta.

Burime nga Shërbimi Epidemiologjik bëjnë me dije se 23-vjeçarja nuk ishte vaksinuar, pasi ndodhej me studime në Norvegji, ndërsa familjarët e saj, të cilët kishin kryer të dyja dozat e vaksinës, kanë rezultuar negativë. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga specialistët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb