Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një fëmijë 10-vjeçar nga Polonia dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3 i një hoteli.

Sipas policisë, i mitur është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

“Rreth  orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb