Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Osmangaz të Bursës në Turqi, ku një autobus që transportonte rojet e një burgu u hodh në erë me bombë. Për pasojë, i vrarë mbeti një prej personelit. Ngjarja ndodhi rreth orës 07.30 në lagjen Osmangazi.

Guvernatori i Bursës Yakup Canbolat tha në një deklaratë për mediat se; “Ne vlerësojmë se bomba e punuar me dorë e lënë në fund të pemës gjatë kalimit të automjetit të burgut u shpërthye me një telekomandë. Ne e vlerësojmë incidentin si një sulm terrorist.”.

Momenti i shpërthimit është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe ai i Drejtësisë Bekir Bozdag kanë shkuar në vendngjarje, ku po vijohet hetimi. Ministri Soylu në llogarinë e tij në rrjetet sociale ndau mesazhin: “Vazhdon puna për kapjen e autorëve. Viktima pastë mëshirën e Zotit dhe shërim të shpejtë për të plagosurit tanë”. Nga sulmi 4 persona u plagosën, ndërkohë që një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Për më tepër shihni pamjet nga momenti i shperthimit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: