Tërmeti vdekjeprurës i së hënës në Turqinë juglindore pothuajse ka shkatërruar një kështjellë 2000-vjeçare të ndërtuar gjatë Perandorisë Romake.

Kalaja e Gaziantepit është ndërtuar në shekujt II dhe III, para se të bëhej muze, raporton BBC.

Më shumë se 3.700 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.

Disa nga fortifikimet e kështjellës janë shkatërruar nga tërmeti, ka thënë agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Kalaja u ndërtua nga romakët gjatë shekujve II dhe III, më pas u forcua dhe u zgjerua nga perandori bizantin, Justiniani I, në shekullin e 6-të.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm gjatë luftës së Turqisë për pavarësi në fillim të shekullit të 20-të.

Deri vonë kjo kala ka shërbyer si Muzeu Panoramik i Mbrojtjes dhe Heroizmit të Gaziantepit./REL

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb