ITALI

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar u arrestua nga karabinierët, për shkak se u kap duke shitur kokainë tek një tjetër klient.

Bëhet me dije se shqiptari 34 vjeç me inicialet Y.Z ishte kapur më herët nga policia italiane, bashkë me një tjetër bashkëkombës. Në atë kohë, bashkëkombësi ishte futur në burg, ndërsa Y.Z ishte lënë në “arrest shtëpie”.

Mirëpo, Y.Z është parë në rrugë nga karabinierët, të cilët e vunë re atë duke shitur lëndë narkotike. Kjo ka bërë që policia të ushtrojë kontroll në banesën e shqiptarit. Pas kontrollit në banesë, 34-vjeçarit iu bllokuan  60 gram kokainë dhe 40 gram marijuanë.

Karabinierët arrestuan shqiptarin dhe e dërguan atë në burgun e Cerialdo, në pritje të gjykimit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb