Policia italiane në Reggio Emilia ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar, që megjithëse ishte në “arrest shtëpie” me vendim gjykate, sërish nuk e ka ndaluar “biznesin” e trafikimit të lëndëve narkotike.

Këtë herë, 45-vjeçari shqiptar u arrestua nga ana e karabinierëve, ndërsa i janë gjetur edhe para të gatshme, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Karabinirët kishin vënë re se shqiptari bënte lëvizje të çuditshme, ndërsa ai takon edhe një person që kishte hipur në biçikletë, përpara shtëpisë së tij.

Policët kontrollojnë personin që ishte me biçikletë dhe i gjejnë atij drogë. Karabinierët i gjejnë kokainë biçiklistit, që ia kishte dhënë shqiptari.

Pas kësaj, shqiptari tentoi që të arratisej me makinën e bashkëshortes, mirëpo u ndal në kohë nga uniformat blu. Atij iu gjetën disa doza kokainë dhe 23 mijë euro cash, të dyshuara të ardhura nga trafiku i kokainës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb