Një deklaratë e bërë nga Roza Lati gjatë emisionit të saj “Why Not” nxiti aludime të ndryshme se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Por, e vërteta është ndryshe dhe moderatorja është keqkuptuar. Kohë më parë u raportua nga burime pranë moderatores se nuk është e vërtetë që ajo i ka dhënë fund beqarisë.

Gjithashtu, u tha se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit disa muaj më parë. Në qershorin që lamë pas ajo festoi ditëlindjen e saj dhe në krah të saj ishte edhe partneri. Festa e madhe bëri bashkë miqtë dhe të afërmit e moderatores, por edhe partnerin misterioz.

Por rreth 2 muaj larg festës, çifti i ka dhënë fund. Së fundmi, të gjitha këto janë konfirmuar nga vetë Roza Lati. Ajo ishte e ftuar në “Prive Reality” ku u pyet nga moderatorja Liberta Spahiu në lidhje me statusin e saj. Roza konfirmoi se është beqare dhe se i ka dhënë fund lidhjes.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por si u zbulua lidhja e prezantueses?

Teksa kishte të ftuar Monika Lubonjën, Roza e pyeti se përse nuk martohet.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

Monika: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira. E më pas moderatorja ka treguar se në një periudhë të jetës së saj kur ‘ishte beqare’ nuk i shkruante njeri pasi mendonin se ajo ishte në një marrëdhënie me dikë.

Roza: Në një periudhë të jetës sime kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Nuk duhet ta nxjerr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet për mua, po për ty. Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet, nuk më shkruante njeri dhe e dini si ishte puna? Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që u interpretua si një pohim pa dashje i Rozës. Por tashmë gjithçka ka përfunduar dhe duket se jo në një mënyrë shumë të mirë, duke qenë se Roza i drejtohet ish-it të saj me fjalët “bastard”./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: