TIRANË- Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga sot një të shumëkërkuar. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Tiranës, është arrestuar shtetasi Armando Gorezi.

Nga të dhënat rezulton se Gorezi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ndërsa është arrestuar nga Njësia Operacionale. Pas përgatitjes së procedurave për ekstradim, pritet që Gorezi ti dorëzohet autoriteteve italiane, ku do të përballet me akuzat ndaj tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb