KUKES– Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua Shaban Sinani, 38 vjeç, banues në fshatin Resinoc, Kosovë. Gjykata e Zvicrës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Pastrimi i provave”, parashikuar nga nenet 139/1/2, 144, 188 dhe 305 të K.Penal Zvicerian.

Gjithashtu, Prokuroria e Vjenës, Austri, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Vjedhja e rëndë”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: