Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë 59-vjeçari I. M., banues në fshatin Picar, pasi ka tentuar të kultivonte kanabis, së bashku me shtetasin R. R., i arrestuar dy muaj më parë.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit: I.M., 59 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi:
Në afërsi të fshatit Picar ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.R. (i arrestuar në flagrancë në datë 24.05.2019) tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(BalkanWeb)