TIRANË- Nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Qafë Thana drejt Maqedonisë, i shtetasit Bojan Petreski, 31 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni. Autoritetet maqedonase, më 27 gusht të vitit të kaluar, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ohrit, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”.

Sipas autoriteteve maqedonase më datat 21 gusht të vitit të kaluar rreth orës 23:15, në restorant “Imperator” i cili ndodhet në qytetin e Ohrit, Maqedoni, shtetasi Bojan Petreski, në bashkëpunim me shtetasin R.S., dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri dy persona.

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: