Domenico Berardi ka  rinovuar me Sassuolon. Një nga sulmuesit më të kërkuar nga ekipet e mëdha italiane i ka  dhënë fund dilemave dhe ka zgjedhur të qëndrojë në Reggio Emilia. Futbollisti ka nënshkruar deri në vitin 2027.

“Sassuolo Calcio njofton rinovimin e Domenico Berardi deri në vitin 2027” – Shkruan klubi.

28 vjeçari ka një jetë me këtë skuadër, sakaq në edicionin e kaluar ndihmoi mjaft ekipin për arritjen e objektivave. Në 33 sfida, italiani shënoi 15 gola.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: