Nënkryetari i njësisë së kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit është gjetur i vdekur në një hotel në Pingtung, në jug të Tajvanit.

Lajmi është bërë me dije nga Agjencia Qendrore Lajmeve zyrtare në vend. Ou Yang Li-hsing, nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake, ishte 57 vjeç.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, raportojnë mediat e huaja.

Ou Yang, i cili ishte në krye të projekteve të ndryshme të prodhimit të raketave, kishte qenë në një udhëtim pune në Pingtung.

Mes tensioneve me Kinën , ishulli po rrit fuqinë e tij luftarake mes asaj që e sheh si kërcënim ushtarak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: