Një episod qesharak është regjistruar teksa një gazetare ruse ishte në një raportim të drejtpërdrejt.

Teksa gazetarja Nadezhda Serezhkina, po bëhej gati të raportonte lajmet për kushtet meteorologjike në vend, një qen shfaqet papritur dhe i rrëmben mikrofonin nga dora.

Ky veprim ishte i papritur jo vetëm për gazetaren, por edhe tërë ekipin, pasi qeni rrëmbeu mikrofonin dhe u largua me shpejtësi. Studio e ndërpreu transmetimin, duke pretenduar se lidhja dështoi, por megjithatë, gazetarja u shfaq pak më pas, e kësaj here ishte së bashku me qenin e mikrofonin, që tani ishte tërë vrima nga kafshimi i kafshës.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: