Liverpool ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Salah, me egjiptianin që i largohet kështu zërave për një transferim të mundshëm jashtë Premier League.

“The Reds” kanë bërë gjithçka publike për tifozët me anë të një video në “Instagram” ku Salah shfaqet i veshur me fanellën e sezonit të ardhshëm.

Detajet për rinovimin mbeten ende të paqarta, me Liverpool që ka deklaruar vetëm se 30-vjeçari ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me klubin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb