Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës, i cili akuzohet për plagosjen e Erion Hasanbelliut në Bruksel. Mediat belge raportojnë se 44-vjeçari u arrestua në Vjenë, teksa po tentonte që të largohej drejt Shqipërisë.

“Të hënën, oficerët e policisë vjeneze arrestuan një të dyshuar në Vjenë-Donaustadt, i cili thuhet se ka kryer një vrasje në Bruksel gjatë fundjavës. Sipas autoriteteve belge, 45-vjeçari qëlloi disa herë një burrë më 11 qershor. Akti thuhet se ka ndodhur në Bruksel në rrugë të hapur.”, shkruan Heute.at.

Si u parandalua arratisja
44-vjeçari u kërkua nga autoritetet përmes një urdhër-arresti europian. Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore në Vjenë ndoqën një informacion se i kërkuari supozohej të ishte në Vjenë. Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën të arrestojnë autorin e dyshuar para një pallati në lagjen Donaustadt rreth orës 09:15 të së hënës.

Shtetasi shqiptar është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë. Mësohet se shqiptari kishte planifikuar një udhëtim drejt Tiranës, që tashmë është penguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb