Një 55-vjeçare është goditur duke kaluar në vijat e bardha nga një motor, që pasi e ka rrëzuar në rrugë është larguar nga vendngjarja. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit në lagjen “Çelepias” të Beratit dhe gruaja e aksidentuar, A.Tahiri, mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motori.

Ajo është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Për identifikimin e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës, të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorit pas aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Berat-Kombinat, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen A.T.,55 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: