MIRDITË- Një 56-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa ishte nisur për të kaluar fundjavën në jug të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, dje në autostradë, në Fan, shtetasi me iniciale N.F., 56 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë, duke udhëtuar me autobusin e linjës “Sharri-Travel” nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (infarkti kardiak). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vdekje natyrale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: