Avioni që po transportonte presidentin e Polonisë, Andrezej Duda, në takimin me homologun e tij amerikan, Joe Biden është dashur të kthehet prapa dhe ka bërë një ulje emergjente në Varshavë.

Sipas mediave, Duda nuk u përball me ndonjë rrezik, por ulja është bërë për shkak të një problem teknik.

Duda duhej të ishte në aeroportin Rzeszow në juglindje të Polonisë për të takuar Biden dhe për ta informuar atë për situatën në kufirin me Ukrainën.

Air Force One është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të jetë në gjendje të fluturojë për të takuar Biden, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb