Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit që çoi në pranga 17  efektivë të policisë kufitare. Çuçi shkruan se ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe thekson vendosmërinë për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, deklaron ministri Çuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb