Është shënuar rasti i parë me Covid-19 në Përmet.

Bëhet fjalë për një emigrant të karantinuar në një prej hoteleve të qytetit.

Gazetarja Brikena Prifti raporton për “Balkanweb” se emigranti i infektuar është rreth 50 vjec, ndërsa ka hyrë përpara 5 ditësh nga Kakavija.

Ky është rasti i parë i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.

Konfirmohet se ai është në fazën e parë të infeksionit. Në Gjirokastër janë mbi 100 persona të karantinuar. Në Gjirokastër, ka disa hotele në qytet, në Përmet dhe në Tepelenë janë disa hotele, ku qëndrojnë persona të karantinuar.

Nuk e dimë se me cfarë merrej personi, por dimë se ka ardhur nga Lamia, ndërsa po gjurmohen kontaktet.

Nga ISHP konfirmohet nje rast pozitiv me COVID-19 personi me inic G B lindur ne Fier ardhur nga Lamia karantinuar tek Hotel River Kelcyre.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb