Një çift të moshuarish kanë qenë ‘preja’ e punonjësve të IKMT-së për shumë kohë, deri sa ata kanë denoncuar skandalin pasi padrejtësitë për të punuar ndershmërisht në vendin e tyre pas kthimit nga emigracioni vazhdonin pafundësisht.

Ndonëse të kërcënuar, dhunuar dhe të frikësuar ata gjetën guximin të tregonin se çfarë ndodhi me ta, e përmes historisë së tyre, atë që ndodh me IKMT dhe zhvatjen e qytetarëve.

Sofia tregon arsyet se pse ndërmori për herë të parë në jetën e saj të kryente një regjistrim me një zyrtar të bashkisë së Sarandës, dhe pse vendosi ta publikonte tani.

“Ishte një padrejtësi pafund. E bëra përgjimin për të mbrojtur veten. Mbase ishte edhe gabim, por shikoja që korrupsioni nuk ndalonte. E bëra përgjimin pa njohur njeri. Nuk jam njeri që të kem lidhje me administratën. Me gjithë këto që më ndodhën vendosa të bëja përgjimin. Nga përgjimi kuptova se si punon administrata. Nuk e nxora përgjimin më parë se e shikoja që kishin shumë forcë dhe edhe po ta nxirrja prapë nuk do gjeja të drejtën”.

Pas rreth 15 vitesh kthim në Shqipëri Sofia dhe Foti Doda shprehen të zhgënjyer që u rikthyen në Shqipëri për të investuar, se pas po marrin vetëm dhunë fizike, e psikologjike, në moshe të thyer.

“Kam ardhur të investoja në vendin tim se kujtoja që do isha më mirë. Më pëlqente vendi im. U zhgënjeva”.
Dy të moshuarit nga Ksamili për vite të tëra janë zhvatur nga institucionet e shtetit shqiptar, e më pas dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga të tjerë që nuk njohin ligjet dhe letrat e këtij shteti. Ata thonë se kurrë në jetën e tyre nuk e kishin menduar se në të 60-tat do të përballeshin me atë çfarë po heqin sot, por nga ana tjetër shprehen të bindur se të drejtën e tyre, djersën e tyre nuk do e falin, por do të luftojnë e do shpresojnë deri në momentin e fundit, që një ditë drejtësia të vihet në vend.

Audio përgjimi i çifti bashkëshortëve Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, implikon drejtuesen e IKMT Dallëndyshe Bici, emri i së cilës përmendet si përfituese ryshfetesh, në këmbim të mos shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet.

Në bisedë e sipër Inxhinieri urbanistik i Sarandës tregon se si përmes inspektorëve të besuar të Dallëndyshe Bicit, është ngritur një rrjet korrupsioni në zyrat qendrore të IKMT ku kalojnë miliona lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb