Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, raportohet se ka hedhur poshtë ofertën e Manchester United gjatë verës pavarësisht lutjeve të Jose Mourinho-s.

32-vjeçari ka rezultuar një lojtar kyç për ‘zonjën e vjetër’ që prej 2015 kur erdhi nga Atletico Madrid dhe mësohet se është i lumtur në “Seria A” pavarësisht se ka luajtur jashtë rolit të tij.

“Calciomercato” shkruan se Jose Mourinho ka qenë i dëhspëruar për të transferuar kroatin në “Old Traford”. Mandzukic sipas këtij burimi ishte objektiv primar i portugezit, por ai preferoi për të vijuar nën urdhërat e Allegri-t.

Mësohet se trajneri i Juventusit i ka garantuar atij se do të luajë një rol vital edhe për sezonin e ri, duke i mbajtur gjallë shpresat lojtarit se mund të fitojë “Championsin”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb