Një vajzë ka humbur ndjenjat teksa ka qenë duke ecur por ndihma e parë i është dhënë nga kalimtarët dhe policët e rendit. Kjo ngjarje ka ndodhur sot në zonën e Kombinatit.

Ndonëse kalimtarët e rastit i janë gjendur pranë dhe janë përpjekur që ta ndihmojnë në çast, vajza nuk është përmendur për më shumë se 30 minuta dhe sipas tyre ambulanca edhe pse është lajmëruar nuk ka shkuar.

Një nga të pranishmit aty ka regjistruar videon ku shihet se policët e patrullimit i janë gjendur pranë vajzës, mirëpo ajo nuk ka dhënë asnjë shenjë. Në video dëgjohen qytetarët e tjerë që thonë “hidhini ujë se është pa ndjenja fare”.

Denoncuesi shkruan për JOQ:
Një vajze në Kombinat i ka rënë të fikët para disa minutash në mes të rrugës. Kaluan më shumë se 30 minuta dhe ambulanca nuk ka ardhur. Asnjë nuk e çonte në spital. U lajmërua ambulanca por as nuk erdhi. E mori një makinë private dhe e çuan në spital.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb