ELBASAN

Një aksident është shënuar në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja, raporton për “BalkanWeb”, se një automjet i parkuar në vend të pjerrët, me katër persona brenda ka rrëshqitur duke u përplasur me një mur. Për pasoja kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në Shelcan, përgjatë aksit Elbasan-Gjinar.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të ndërhyjë, për të evidentuar ngjarjen aksidentale, por ka qenë e pamundur, pasi automjeti ka lëvizur me shpejtësi, pasi nuk i ishin aktivizuar sistemi i frenave të dorës. Automjeti është rrokullisur rreth 30 m duke përfundur në bahçen e shtëpisë së të zotit të automjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga aksidenti, një 70-vjeçar që ndodhej në vendin e pasagjerit, në krah të shoferit, ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjithashtu, edhe një prej të plagosurve të tjerë është në gjendje të rëndë, raporton gazetari Popja.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Shelca, Elbasan, një mjet në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalishtë pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë dicka në banesë dhe mjeti ka lëvizur nga vëndi dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët shtetasit, J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb