Një helikopter zjarrfikës me një ekuipazh prej katër anëtarësh, i cili mori pjesë në shuarjen e zjarrit, është rrëzuar pasditen e sotme në një zonë detare në Samos. Dy persona fatkeqësisht humbën jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur. Ndërkohë, një person arriti që të shpëtonte.

Helikopteri tipi Mi-8, prodhim rus dhe i marrë me qira në Ukrainë, ra në gjirin e Plakës në zonën e Agios Minas. I vetmi që arriti të shpëtonte piloti i helikopterit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Helikopteri ishte nisur nga Samos në orën 16:39 dhe aksidenti ndodhi në orën 17:55. Ai i ishte afruar pikës për të marrë ujë dhe kur nisi të ngrihej, humbi kontrollin dhe u rrëzua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb