Mediat e huaja kanë shkruar për një skenar të përgatitur më parë për rrëmbimin e ministrit gjerman të shëndetësisë Karl Lauterbach.

Bëhet me dije se rrëmbimi i ministrit gjerman të Shëndetësisë dhe përmbysja e qeverisë ishte e planifikuar nga një organizatë që u shpërbë falë pëfshijes së një oficeri të policisë sekrete.

Sipas një njoftimi të gjykatës federale, një oficer special i policisë nga Divizioni Kriminal i Rheinland-Pfalz po ‘bashkëpunonte’ me organizatën në fjalë dhe mori pjesë në disa komunikime të zhvilluara midis anëtarëve të saj në Telegram. Bëhet fjalë për biseda të zhvilluara mes nëntorit të 2021 dhe muajit prill të 2022.

Deri më tani autoritetet kanë zbuluar detaje rreth planeve që mund të çonin në një grusht shteti dhe rrëmbimin e ministrit të Shëndetësisë, madje ishte planifikuar që rrëmbimi të kryhej kur ai të ishte i ftuar në një emision televiziv dhe e gjitha do të ndodhte para kamerave.

Nga provat e bëra të ditura, organizata kishte kontakte me njerëz nga e djathta ekstreme dhe skena neonaziste në Gjermani , ndjekës të teorive konspirative dhe kritikë të politikës qeverisëse për pandeminë e koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb