Presidenti Ilir Meta ka ironizuar ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimajt, lidhur me deklaratën e saj se kontrollet në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të federatës Armand Duka, janë një rastësi dhe nuk kanë lidhje me debatin në FSHF.

Meta teksa publikon fjalën e Ibrahimajt, thotë me nota ironie se domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë. Ai shton më tej se pikërisht deklarata e ministres, i shkon për shtat kësaj shprehjeje.

“Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha”, shkruan Meta.

Ndërkohë pyetjes se përse iu zhvillua kontroll në bizneset e deputetit Duka, Ibrahimaj iu përgjigj:

“Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor.
Ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët, por dhe subjekte të tjera, janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet, me qëllim përmbushjen e objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: