Princi Harry me anë të librit ku tregonte kujtimet e tij që nga fëmijëria në adoleshencë e më tej, Spare, arriti të tërhiqte vëmendjen e shumëkujt në mbarë botën duke zbuluar sekrete nga jeta e tij.

Një ndër personat e përmendur në të ishte dhe mikesha e tij, Sasha Ëalpole e cila ka treguar për mediat britanike se Harry nuk ‘pati mirësjellljen’ për ta informuar atë se po e përmendte në libër për marrëdhënien seksuale që të dy kishin pasur në rini.

Walpole, e cila sot është 40-vjeç dhe nënë e dy fëmijëve tregoi se u trondit në momentin kur u njoftua për përfshirjen e saj në librin e Princit me anë të një mesazhi në WhatsApp nga një mik i saj.

Ajo tregoi se në libër kishte të dhëna të mjaftueshme që do mund ta identifikonin atë si ‘personi me të cilin Princi Harry humbi virgjërinë”, gjë që ajo tregon se e ka mbajtur sekret për plot 21 vite.

“E bëra sepse Harry ishte mik, pavarësisht nëse është Princ apo jo. Unë nuk ftova asgjë nga kjo vëmendje, por e di që gjuetia do të kishte vazhduar derisa njerëzit të më gjenin. Nuk e kuptoj pse u fut në kaq detaje. Ai mund të kishte thënë se e humbi virgjërinë dhe ta linte me kaq, por ai tregoi çdo gjë se si ndodhi”, u shpreh ajo.

Walpole u shpreh se Harry me anë të përmendjes së saj në libër kishte ndërhyrë në jetën e saj, ndërsa shtoi se nëse Princi do e kërkonte atë për t’u konsultuar në lidhje me historinë ajo nuk do ngurronte të flisnin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: